Aktuale

Aksident i rëndë në vend, raportohet për disa të lënduar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Durrës – Kavajë.

Dy automjete u përplasën teksa lëviznin në drejtim të Kavajës.

Dyshohet se njëri nga automjetet është futur në korsinë e djathtë me shpejtësi ku dhe ka goditur atomjetin tjetër duke e përplasur mbi barrierat metalike anësore.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes në njërin nga automjetet ndodhej një familje me dy fëmijë të vegjël, të cilët fatmirësisht kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

Të Ngjashme