Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar paraditen e së premtes në aksin nacional Pogradec–Qukës, pranë kryqëzimit të fshatit Golik.
Sipas informacionit paraprak, në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një kamionçinë, të cilat janë përplasur për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit “Benz” ka pësuar lëndime të lehta dhe është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë siguruar zonën për të shmangur probleme të tjera në qarkullim.
Aktualisht, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje.
