Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident i rëndë në vend/ “Volkswagen-i” përplaset “kokë më kokë” me një furgon, raportohet për të lënduar

Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Velitërnë, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. K. është përplasur me automjetin furgon tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin O. D.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi Z. D., pasagjer në furgon, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me dy drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.