Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Rrëshen ku ka humbur jetën këmbësori 70-vjeçar.
Milot / Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç.Si pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
