Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak më parë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryqëzimit të Niklës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, një fuoristradë tip Mercedes-Benz dhe dy autovetura të së njëjtës markë.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore.
See also Vrasja e efektivit Enea Mekolli/ Zbardhet dëshmia e drejtorit të policisë për operacionin ndaj Braçellarit! Si u planifikua arrestimiParaprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i fuoristradës, çka ka sjellë përplasjen me dy automjetet e tjera.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
