Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident në Korçë/ Makina përplas motorin, 36-vjeçari përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur në lagjen numër 16 në Korçë. Shtetasi me inicalet M.N teksa drejtonte automjetin e tij tip “Audi” ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin Gj.A, 36-vjeç banues në Korçë.

36-vjeçari ka përfunduar në spitalin e Korçës ku po merr mjekimin e duhur. Me drejtuesin e automjetit M. N., po kryhen veprimet e mëtejshme procedural.

“Sot rreth orës 14:00, në lagjen nr. 16, Korçë, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. N., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin Gj. A., 36 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit M. N., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia