Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Çermës.
Një furgon mallrash është përplasur me një mjet bujqësor, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e këtij të fundit, Ajet Kullolli, 50 vjeç, banues në Çermë.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, furgoni dyshohet se ka goditur nga pas mjetin bujqësor.
I plagosuri u transportua fillimisht në Spitalin e Lushnjës, ku mori ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai u dërgua më pas në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.
