Aktuale

Aksident rrugor në hyrje të Durrësit, plagosen disa persona, detajet e para

Dy makina janë përplasur pasditen e sotme në kryqëzimin e hyrjes së qytetit të Durrësit me pasojë përmbysjen e njërës prej tyre siç shihni në foto dhe lëndimin e disa personave.

Policia e Durrësit tha se në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një fuoristradë e cila është përmbysur në mes të rrugës.

Drejtuesi i fuoristradës dhe disa pasagjerë, që të gjithë turistë nga Ukraina, kanë marrë lëndime të lehta pa rrezik për jetën.

NEWS  “Piloti shqiptar u vra nga policia spanjolle”, Artan Hoxha: Ishte i rrezikshëm, krimi e përdorte për të shpërndarë kok*ainëPolicia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të Ngjashme