Aktuale

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën babë e bir

Një aksident tragjik ka tronditur qytetin e Patrës në Greqi. Raportohet se një 20-vjeçar dhe babai i tij 46 vjeç humbën jetën pas një përplasjeje të rëndë me motor në zonën e Rios.

Sipas informacioneve paraprake, motori me të cilën udhëtonin babë e bir doli nga rruga dhe u përmbys për arsye që ende nuk janë sqaruar nga autoritetet.

Mediat greke raportojnë se përplasja me barrierën mbrojtëse ka qenë jashtëzakonisht e fortë. Si pasojë e plagëve të marra, 20-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë, 46-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin Universitar të Patrës në Rio, por nuk mundi t’u mbijetonte dot t’u plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Në vendin e aksidentit u krijua situatë e rënduar, ndërsa qarkullimi i automjeteve u ndërpre përkohësisht për të mundësuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës. Ambulancat transportuan të plagosurit drejt spitalit, por përpjekjet e mjekëve rezultuan të pasuksesshme për 46-vjeçarin.

Sipas të dhënave të deritanishme, të dy viktimat mbanin helmeta mbrojtëse në momentin e aksidentit. Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta që çuan në këtë tragjedi familjare.

Të Ngjashme