Lajme

Aksidentet në trafik: 32 qytetarë u trajtuan në QKUK gjatë 24 orëve të fundit

Qendra Emergjente e QKUK-së ka njoftuar se ka trajtuar 343 raste në 24 orët e fundit.

Sipas kategorive të trajtimit, janë realizuar: 102 raste në Reanimim; 107 në Emergjencën Internistike; 53 në Emergjencën Kirurgjike, dhe 63 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.

Tutje, QKUK ka bërë të ditur se në Sallën e Vogël janë realizuar shërbime për 18 pacientë, ku pjesën më të madhe të trajtimeve e kanë përbërë procedurat e qepjes, përpunimit dhe pastrimit të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë periudhës së raportimit janë evidentuar një rast i intoksikimit (helmimit), tri raste të personave të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 32 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat e ndryshme të QKUK-së janë realizuar 40 pranime për trajtim, ndërsa është regjistruar edhe një rast i vdekjes.

Të Ngjashme