Aktuale

Revolta e studentëve/ Presidenti Begaj takon dy grupe protestuesish, të rinjtë i kërkojnë të shpërndajë Parlamentin dhe qeveri tranzitore

Dy grupe protestuesish janë takuar orët e fundit me Presidentin e Republikës i cili duket se për herë të parë po merr një rol deciziv në situatln e jashtëzakonshme që ka përfshirë vendin këtë javë.

Raportohet se Bajram Begaj ka takuar në dy orare të ndryshme, dy grupe të ndryshme protestuesish.

Në të dyja rastet mësohet se ata kanë dalë me kërkesa konkrete për Presidentin, në kushtet kur ai ka tagrin të veprojë.

Protestuesit kanë kërkuar që Begaj të dekretojë një qeveri kujdestare me mandat një vjeçar, të shpërndajë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Në takime është shtruar dhe kërkesa e 135 ditë protestë që asnjë individ i cili ka marrë dy mandate qeverisëse të mos rikandidojë për kryeministër edhe nëse një mandat ose të dy, nuk i ka përfunduar.

Të Ngjashme