Lajme

Kongresisti Self për protestat në Shqipëri: Korrupsioni ka thelluar mosbesimin qytetar

Edhe një tjetër kongresmen amerikan ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara këto ditë në Shqipëri.

Është kongresisti republik, Keith Self, ai i cili në reagimin e tij ka vlerësuar se këto protesta janë ‘’kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar’’.

Self, ka bërë thirrje ndaj udhëheqësve të Shqipërisë, që t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore. m

‘’Protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes nga shpërfillja e plotë e sundimit të ligjit. Udhëheqësit e Shqipërisë duhet t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore, të cilat do të krijojnë mundësi ekonomike dhe do të nxisin stabilitetin rajonal’’, ka shkruar ai.

The protests in Albania are a culmination of the people’s distrust of corrupt politicians and fatigue over the total disregard for the rule of law. Albania’s leaders need to heed the calls for substantive changes that will yield economic opportunity and foster regional stability.

— Rep. Keith Self (@RepKeithSelf) October 17, 2026

Të Ngjashme