Aktuale

Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, identifikohet VIKTIMA, shefi i Krimeve të Rënda (EMRI)

Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Vlorë, shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lulaj.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën Lulaj, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./Top Channel

Të Ngjashme