Aktuale

Aksion në burgun e Lushnjes, kontrolle në qelitë e të dënuarve për sende të paligjshme

Një aksion blic është zhvilluar mëngjesin e kësaj të diele në burgun e sigurisë së ulët në Lushnje, konkretisht në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale “Kosovë e Madhe”.

Sipas informacioneve paraprake, kontrollet po ushtrohen në blloqet e sigurisë dhe në qelitë e të dënuarve, me fokus evidentimin e sendeve të paligjshme.

Operacioni vijon ende, ndërsa në terren ndodhen forca të shumta të sigurisë dhe personel i administratës së burgjeve.

Pritet që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të dalë me një njoftim zyrtar pas përfundimit të aksionit.

Të Ngjashme