Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

“Aktivizohet” Gjykata Speciale, priten arrestime të reja

Gjykata Speciale pritet të bëjë arrestime të reja.

Burime të Indeksonline pranë Gjykatës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për arrestimin e një tjetër ish-eprori të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I njëjti burim ka pohuar se Gjykata tashmë ka bërë gati aktakuzën për të dyshuarin në fjalë.

I dyshuari pritet t’i përgjigjet kësaj aktakuze duke u dorëzuar vet në Dhomat e Specializuara në Hagë të Holandës.

Indeksonline ka kontaktuar edhe Gjykatën për të marrë më shumë detaje lidhur me këtë gjë.

Gjykata Speciale nuk e pohoi e as mohoi një gjë të tillë.

“Faleminderit për interesimin por nuk mund të komentojmë për këtë” tha  zëdhënësi i Gjykatës, Christopher Bennett.

Kujtojmë se në Hagë janë duke u gjykuar liderët e UÇK-së, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi


Related posts
Lajme

Presidenca për procesin e Kryeprokurorit: Presim nga KPK të adresojë shkeljet procedurale në proces të ri për Kryeprokuror

Lajme

Këta janë 6 aktivistët e PSD-së që u arrestuan nga Policia

Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi, dyshohet për përfshirje në Masakrën e Dubravës

Lajme

Policia sulmoi gazetarët me sprej dhe mjete të forta