Aktuale

Alarm për sigurinë publike në Fier, një tjetër person filmohet duke lëvizur me thikë në dorë pranë pedonales

Fier, 24 nëntor 2026 – Një tjetër episod shqetësues është regjistruar në qytetin e Fierit, ku një person është filmuar nga kamerat duke lëvizur me një thikë në dorë në hyrje të pedonales, në një zonë tepër të frekuentuar nga qytetarët. Pamjet e publikuara e shfaqin individin teksa mban hapur mjetin prerës në ambient publik, ndërkohë që mbetet ende i paidentifikuar dhe nuk dihet nëse prania e tij aty lidhet me ndonjë konflikt të mundshëm apo kërcënim të drejtpërdrejtë.

Deri në këto momente nuk ka ende një njoftim zyrtar nëse strukturat e policisë janë vënë në dijeni të rastit apo nëse kanë nisur verifikimet për identifikimin dhe ndalimin e personit që shfaqet në regjistrime. Megjithatë, kjo ngjarje vjen vetëm pak kohë pas plagosjes me thikë të një punonjësi të një njësie ushqimi të shpejtë nga një pesëmbëdhjetëvjeçar, duke shtuar ndjeshëm pasigurinë dhe shqetësimin e banorëve për rendin në hapësirat e përbashkëta të qytetit.

Këto episode të njëpasnjëshme të përdorimit dhe mbajtjes së armëve të ftohta në mes të qytetit kanë rikthyer vëmendjen e plotë mbi gjendjen e rendit dhe sigurisë në Fier, një komunitet i tronditur ende nga ngjarja e rëndë e një dite më parë, ku humbën jetën si pasojë e një atentati Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakup Hasani.

Të Ngjashme