Aktuale

Vlorë, digjet një automjet gjatë natës, detajet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar personat përgjegjës.
Sipas informacioneve paraprake, fillimisht flakët kanë përfshirë një kosh mbeturinash, i cili ndodhej në hapësirën publike.

Zjarri është përhapur më pas edhe në një automjet që ishte i parkuar fare pranë koshave, duke bërë që edhe makina të përfshihej nga flakët dhe te digjej thuajse plotesisht.Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit, dokumentimin e dëmeve materiale dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për persona të identifikuar apo të shoqëruar lidhur me ngjarjen.

Të Ngjashme