Një ngjarje shqetësuese raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, ku një vajzë e mitur dyshohet se ka rënë në një pusetë të hapur.
Sipas njoftimeve të publikuara, puseta ka mbetur e pambuluar, duke paraqitur rrezik serioz për kalimtarët, veçanërisht për fëmijët.
Pas raportimit të rastit, është bërë thirrje urgjente që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë për mbylljen dhe sigurimin e pusetës, në mënyrë që të parandalohen incidente të tjera.
