Lajme

Saim Tahiraj kritikon PDK-në për Gjykatën Speciale: Po luani lojëra për përfitime politike

Veprimtari Saim Tahiraj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimet e saj për Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për hipokrizi politike dhe lojëra për përfitime pushteti.

Në një postim, Tahiraj ka rikujtuar protestat dhe presionin që, sipas tij, ishte bërë ndaj deputetëve për votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, ndërsa ka vënë në pikëpyetje ndryshimin e qëndrimit të PDK-së për këtë çështje.

Ai ka kritikuar veprimet e partisë, duke thënë se këto zhvillime janë lojëra politike, pasojat e të cilave po i bart shteti i Kosovës.

Postimi i plotë:

Hipokrizia politike me Gjykatën Speciale – kur Kosova bëhet viktimë e lojërave për pushtet!

Sa ditë protestuat para Kuvendit të Kosovës, duke u bërë presion deputetëve që ta votojnë Ligjin për Gjykatën Speciale? Madje, i kërcënuat se do të ketë gjakderdhje, se do të kallet Kosova! Aty kishte persona të armatosur me bomba e ndoshta edhe me armë të tjera. „Do ta kallim Kosovën, do të ketë gjakderdhje!“

Çfarë ndodhi tani? Pse fillimisht e kthyet ligjin për rishqyrtim? E tani, pse u tërhoqët krejtësisht?

Çfarë fytyre keni të dilni përsëri para masës që e keni hipnotizuar me propagandën tuaj?

Kjo lojë e turpshme që po luani kërkon ndëshkim nga vetë elektorati juaj. Ju, o të pacipë, e dini edhe vetë se asgjë nuk mund të ndryshoni. Këto lojëra të ndyra po i zhvilloni vetëm për përfitime politike!

A do t’ju besojnë përsëri ata që i keni mbajtur të hipnotizuar, apo më në fund janë zgjuar nga kjo hipnozë e rrezikshme?

Me këto lojëra tuaja të ndyra, faturën po e paguan, fatkeqësisht, shteti i Kosovës!

Të Ngjashme