Lajme

Albin Kurti: Hapet konkursi për 44 kadetë të rinj në Forcat e Sigurisë së Kosovës

Kryeministri Albin Kurti në një postim të tij në facebook ka bërë të ditur se është hapur konkursi për pranimin e 44 kadetëve të rinj.

Kurti thotë se atyre do t’u jepet mundësia të ndjekin shkollimin ushtarak, përveçse në Qendrën për Studime Universitare në Kosovë, edhe në akademitë më prestigjioze të rajonit dhe të partnerëve tanë strategjikë: në Shqipëri, Turqi, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut.

Ndërkaq përmend që gjatë mandatit të tij janë rekrutuar mbi 2700 ushtarë të rinj gjatë mandatit të parë të plotë.

Postimi i plotë:

I kemi rekrutuar mbi 2700 ushtarë të rinj gjatë mandatit tonë të parë të plotë. Pra, e kemi rritur numrin e ushtarëve për më shumë se dyfish. Për investime në armatim dallimi është i pakrahasueshëm. Nga 2018-2020 më pak se 4 milionë euro. Ndërkaq, nga 2021-2025 rreth 430 milionë euro.

E nga 1 qershori hapet edhe konkursi për pranimin e 44 kadetëve të rinj, të cilëve do t’u jepet mundësia të ndjekin shkollimin ushtarak, përveçse në Qendrën për Studime Universitare në Kosovë, edhe në akademitë më prestigjioze të rajonit dhe të partnerëve tanë strategjikë: në Shqipëri, Turqi, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut.

Në vetëm dy muaj, janë hapur dy konkurse për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tregues ky i qartë i besimit, motivimit dhe përkushtimit të të rinjve tanë për t’i shërbyer vendit tonë.

Pothuajse 2 mijë të rinj i janë nënshtruar procedurave të përzgjedhjes për pranimin e 320 rekrutëve të rinj në FSK.

Bëhu edhe ti ushtar i Kosovës duke aplikuar në vegzën në tekst.

Për siguri në Republikë dhe Republikë të sigurtë.

Aplikimi është i hapur deri më 15 qershor 2026:

https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

Të Ngjashme