Lajme

Altin Krasniqi: UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, e ka cilësuar si nismë të mirë deklaratën e miratuar sot në Kuvend lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale

Krasniqi ka thënë se, pa votimin e ligjit për Gjykatën Speciale, deklarata nuk përbën veprim konkret. Sipas tij, UÇK-ja mbrohet përmes vendimeve dhe veprimeve konkrete që mbrojnë luftën dhe vlerat e saj.

Postimi i plotë:

Deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete.

UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj.

Qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë për lirinë e Kosovës.

Të Ngjashme