Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar qytetarët se shërbimet e rregullta konsullore do të ofrohen deri më 23 dhjetor 2026.
Kjo për shkak të procedurave të përmbylljes së vitit fiskal, përcjell Bota sot.
Nga 24 deri më 31 dhjetor nuk do të ketë shërbime të rregullta konsullore, ndërsa Seksioni Konsullor do të jetë i mbyllur edhe më 25 dhjetor, si dhe më 4, 6 dhe 7 janar 2027.
Qytetarët që kanë nevojë për shërbime konsullore ftohen t’i kryejnë ato me kohë. Për raste emergjente, mund të kontaktojnë Ambasadën në numrin: +43 677 64681903.
