Lajme

Zjarr në Prishtinë, digjet një veturë

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në Prishtinë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për kryeqytetin, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 05:00.

“Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Pllana.

Të Ngjashme