Lajme

​Ambasadori Guerot: Bllokada dyvjeçare e padobishme për Kosovën

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, komentoi edhe situatën politike dhe bllokadën institucionale në vend, duke thënë se gjatë katër viteve të mandatit të tij ka shmangur komentet për politikën e brendshme të Kosovës dhe se nuk dëshiron ta bëjë këtë as në ditët e fundit të mandatit.

Megjithatë, ai theksoi se për Kosovën është e domosdoshme të ketë institucione funksionale, veçanërisht në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Unë s’kam bërë komente për politikën e brendshme në katër vitet e fundit dhe nuk do ta bëj as në orët e fundit të mandatit këtu. Për Kosovën që të lëvizë përpara, në veçanti drejt BE-së, ne duhet të kemi partnerë në institucione. Na duhet presidenti, na duhet Kuvendi”, tha ai.

Ambasadori francez tha se situata aktuale institucionale po e ngadalëson Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

“Nuk e fajësoj asnjë parti, por si një diplomat i huaj po e them atë që është e qartë. Bllokada dy vitet e fundit nuk është e dobishme që Kosova të lëvizë drejt BE-së”, shtoi Guerot.

Të Ngjashme