![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/09/ambasadorja-amerikane-ne-nato-reagon-pas-takimit-me-presidenten-osmani_64faa887b94d1.jpeg?resize=850%2C694&ssl=1)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Julianne Smith, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO.
Smith ka thënë se SHBA-ja vazhdon ta mbështesë avancimin, stabiltietin dhe prosperiteti në Kosovë.
”E ritheksova se do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë, duke ecur drejt synimit të saj për integrimin euroatlantik, dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, ka shkruar ajo në Twitter.
Osmani ka qëndruar në selinë e NATO’s, ku ka pasur edhe një adresim për audiencën e Kosovës.
Ajo përmendi edhe veriun e Kosovës dhe çështjen e sigurisë për shkak të grupeve kriminale, por u shpreh se do të punohet me aleatët që të zgjidhet kjo çështje.