Lajme

Ambasadorja e re e Kosovës në Austri dorëzon kopjet e kredencialeve

Ambasadorja e emëruar e Kosovës në Austri, Albulena Blakaj Gashi, ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale në Ministrinë Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë.

Më 27 nëntor 2026, Blakaj Gashi u prit nga shefi i Protokollit, ambasadori Maximilian Hennig, të cilit ia dorëzoi kopjet e letrave kredenciale.

Gjatë takimit u theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe rëndësia e avancimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.

Me këtë rast, Blakaj Gashi nis veprimtarinë e saj diplomatike në Vjenë në cilësinë e ambasadores së emëruar, ndërsa fillimi zyrtar i mandatit të saj pritet pas paraqitjes së letrave kredenciale te Presidenti Federal i Austrisë.

Të Ngjashme