Lajme

Amina Nuraj uron sukses Shaip Kamberit dhe Visar Memetit në Kuvendin e Serbisë

Amina Nuraj ka shprehur krenari për përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, duke uruar Shaip Kamberin dhe Visar Memetin për sukses në rrugëtimin e tyre politik e kombëtar.

Ajo ka theksuar se shqiptarët meritojnë barazi, dinjitet, respekt dhe jetë pa diskriminim, duke uruar që angazhimi i tyre të sjellë rezultate konkrete për shqiptarët.

Nuraj ka kërkuar që zëri i tyre të jetë i fuqishëm dhe gjithmonë në shërbim të interesave të shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Sot, zemra e çdo shqiptari është mbushur me krenari dhe emocion, sepse në Kuvendin e Serbisë i pamë dy vëllezërit tanë shqiptarë duke shkëlqyer dhe duke përfaqësuar me dinjitet zërin e popullit tonë! 🇦🇱❤️

Z. Shaip Kamberi dhe z. Visar Memeti, ju uroj nga zemra shumë suksese në këtë rrugëtim politik e kombëtar. Uroj që prania dhe angazhimi juaj në Kuvendin e Serbisë të sjellin rezultate konkrete për shqiptarët, të cilët meritojnë barazi, dinjitet, respekt dhe të drejtën për të jetuar një jetë normale, pa diskriminim dhe pa pengesa.

Le të jetë zëri juaj i fuqishëm, i palëkundur dhe gjithmonë në shërbim të interesave të shqiptarëve!

Kur shqiptarët përfaqësohen me dinjitet, krenaria jonë nuk njeh kufij. Suksese, vëllezër! 🇦🇱

Të Ngjashme