Aktuale

AMP arreston efektivin e policisë, ja për çfarë dyshohet

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit të një personi që ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ishte në proces ekstradimi drejt Gjermanisë.

Në pranga ka rënë M.G., 32 vjeç, specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

See also  Aksidenti TRAGJIK në autostradën Durrës-Tiranë, FLET shefi i Traumës: Një i mitur në gjendje të rëndë, pesë në operacionSipas njoftimit zyrtar të AMP-së, arrestimi është kryer në prani të prokurorit të gatshëm.

Nga hetimet ka rezultuar se efektivi dyshohet se nuk ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe procedurale të nevojshme lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi, mga banesa ku ishte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

See also  Berisha: Vetëm me Portin e Durrësit rrezikon 60 vite burg! Prej një jave ka në dorë raportin për Ballukun, nuk e dorëzon në Kuvend! Rama të japë dorëheqjen

Të Ngjashme