Aktuale

AMP operacion të fortë, urdhër-arreste për disa efektivë policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur një operacion të gjerë në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona përreth, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për shpërdorim detyre dhe favorizim të ndërtimeve pa leje.

Aksioni po zhvillohet pas informacioneve dhe verifikimeve të mbledhura nga hetuesit, të cilat kanë ngritur dyshime për përfshirjen e disa efektivëve të policisë në lejimin ose mosndalimin e ndërtimeve të paligjshme në këto zona turistike.

Sipas burimeve paraprake, AMP ka ushtruar kontrolle dhe po vijon procedurat hetimore ndaj disa punonjësve të komisariatit të Sarandës.

Raportohet se në orët në vijim mund të ekzekutohen edhe urdhër-arreste për persona të dyshuar të përfshirë në këtë skemë.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet, ndërsa hetimet pritet të zbardhin rolin e secilit person të përfshirë në këtë çështje.

Të Ngjashme