Modelja e njohur shqiptare Angela Martini, së fundmi ka rënë “pre” e një grabitjeje, e ndodhur në rezidencën ku ajo jeton së bashku me partnerin dhe djalin, në Los Angeles.
Ngjarjen e ka zbuluar vetë bukuroshja shqiptare, e cila përmes disa postimeve të bëra në rrjet tregon se disa persona të maskuar janë futur në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur çantat e saj.
NEWS “Bëri tatuazh në qafë emrin e saj”/ Dëshmitë e familjarëve të 20-vjeçarit të vrarë në derën e shtëpisë: Ishte i fiksuar pas një vajze 13-vjeçare, donte ta rrëmbentePo ashtu, modelja ka publikuar dhe videon e momentit kur persona të maskuar “bastisin” shtëpinë e saj, përbri të cilës shkruan: Krimi nuk përhapet sepse kriminelët janë të patrembur, por sepse komuniteti nuk i kushton vëmendje ngjarjeve të tilla.
Më tej, modelja e njohur zbulon se kjo është vjedhja e dytë e ndodhur brenda gjashtë ditëve në këtë lagje.



