Aktuale

Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn, të riun që u përlesh me gjashtë policë

Një lajm i mirë vjen nga Gjykata e Apelit pasi është ndryshuar masa e sigurisë ndaj Klevi Metajt, pasi “arresti në shtëpi” është zëvendësuar me masën “detyrim për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës”.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij mbrojtës, i cili së bashku me Taulant Asllanaj kaë mbrojtur Metajn në Apel pas ankimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Ndërkaq mëoshet se ka bërë dhe një një kallëzim penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, lidhur me atë që avokatët e cilësojnë si trajtim degradues dhe çnjerëzor ndaj Klevi Metajt.

Kujtojmë se më 16 tetor, Gjykata e Tiranës mori vendimin për 19 protestuesit e arrestuar nga dita e parë e protestës, për shkak tensioneve dhe përplasjeve me policinë. Para afro një muaj, gjykata vulosi masën “detyrim paraqitje” për 10 prej tyre: Olsi Vogli, Hamza Bushi, Brixhet Bali, Ernest Kapo, Denis Vatgjoni, Ilias Sula, Besnik Kala, Kastriot Vata, Florian Baba dhe Genc Ibrahimi.

Ndërsa gjashtë të tjerë të arrestuar nga tensionet e para, në mesin e tyre dhe studenti Klevi Metaj që u shpall hero i protestës, u lanë në arrest shtëpie.

Sot, gati një muaj pas vendimit të caktuar nga Gjykata e Tiranës, Apeli ka zbutur masën e sigurisë për Klevi Metaj.

Të Ngjashme