Lajme

Arben Gashi: Zgjidhni kandidatët më të mirë në listën e LDK-së

Kandidati për deputet, Arben Gashi, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në prag të zgjedhjeve, duke theksuar rëndësinë e përzgjedhjes së kandidatëve me “karakter, dije dhe përgjegjësi”.

Në një postim publik, Gashi u shpreh se LDK mbetet “alternativa që e mban Kosovën në rrugën e shtetit dhe demokracisë”, ndërsa theksoi se brenda listës prej 110 kandidatëve duhet zgjedhur më të mirët për përfaqësim në Kuvend.

Ai shtoi se Kosova ka nevojë për “përfaqësues autentikë dhe vizionarë”, duke bërë thirrje për një Kuvend që, sipas tij, përfaqëson dinjitetin dhe të ardhmen e vendit.

Postimi i plotë:

Sot, në çdo cep të vendit, njerëzit janë në lëvizje, në mobilizim, në kërkim të shpresës dhe përfaqësimit të denjë. Dhe pikërisht në këto kohë, zgjedhjet nuk bëhen vetëm me emocion, por me vizion.

LDK është alternativa që e mban Kosovën në rrugën e shtetit, demokracisë dhe zhvillimit. Por madhështia e një fitoreje ndërtohet edhe nga cilësia e njerëzve që e përfaqësojnë atë.

Prandaj, brenda 110 kandidatëve, kërkoni më të mirët.

Zgjidhni njerëz me karakter, me dije, me përgjegjësi dhe me guxim për ta mbrojtur interesin e qytetarëve.

Kosova nuk ka nevojë për zëra të rastësishëm.

Ka nevojë për përfaqësues autentikë, vizionarë dhe njerëz që e ndiejnë shtetin si amanet.

Ta bëjmë Kosovën LDK.

Ta bëjmë Kuvendin shtëpi të mendimit, dinjitetit dhe së ardhmes.

Na priftë e mbara!

Të Ngjashme