Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi, ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth procesit për zgjedhjen e Presidentit të vendit, duke theksuar se afati kushtetues po i afrohet fundit.
Ajo ka deklaruar se kanë mbetur më pak se tre orë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e kreut të shtetit dhe ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që të veprojë pa vonesë.
Postim i plotë:
Kanë mbetur më pak se 3 orë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit të vendit.
LDK, sillni nënshkrimet dhe emrin e kandidatit. Ju presim në sallën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes.
