Një psikolog është vënë në pranga nga policia greke në zonën e Atikës. I njohur si “Doktori” 42-vjeçari banor i Haidarit në Atikën perëndimore, trafikonte në zyrën e tij lëndë narkotike.
“Doktori” ishte shpërndarësi kryesor i drogërave si MDMA, LSD dhe në përgjithësi substanca në formë tabletash.
Në të njëjtën kohë, ai bënte edhe dërgesa nëpërmjet një kompanie transporti, duke dërguar sasi të paketuara droge, të cilat i quante “pako”.
Ndërkohë nga përgjimet e bëra nga policia greke përgjatë hetimeve rezulton se 42-vjeçari kishte klient të tijin edhe një nga këngëtarët më të njohur grekë.
Vetë “Doktori” deklaroi para hetuesve se biznesi i tij po shkonte shumë mirë dhe njerëzit që punonin për të, paguheshin qindra euro në ditë.
