Aktuale

E RËNDË/ Shqiptari gjendet i pajetë para klubit të natës në Itali! Kishte plagë në fytyrë

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Itali, ku trupi i një shtetasi shqiptar është gjetur pranë një klubi nate.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pak metra larg kufirit me San Marinon, përpara klubit të natës “Vision Club”. Trupi u gjet nga një kalimtar i rastit, i cili pa se kishte plagë në fytyrë.

Kalimtari vuri re një patrullë të Xhandarmërisë së San Marinos, e cila po kryente një manovër kthimi pranë kufirit. Ai e ndaloi, tërhoqi vëmendjen e efektivëve dhe u tregoi vendin ku ndodhej trupi. Xhandarët njoftuan kolegët italianë dhe shërbimin e urgjencës 118.

Viktima është identifikuar si një 34-vjeçar shqiptar, i cili kishte shkuar vetëm pak kohë më parë në Itali. Plagët në fytyrë janë elementi i parë ku është përqendruar vëmendja e hetuesve. Ato mund të jenë shkaktuar nga një rrëzim, por, nuk mjaftojnë për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.

34-vjeçari mund të jetë goditur nga një gjendje e papritur shëndetësore, duke humbur ndjenjat dhe duke rënë përpara, pa arritur të mbrohej me duar. Ky është, për momentin, rindërtimi i ngjarjes që konsiderohet më i mundshëm.

Megjithatë, karabinierët duan të përjashtojnë mundësinë që pas atyre plagëve të fshihet diçka tjetër: një goditje, një përleshje apo një sulm. Asnjë pistë nuk përjashtohet përpara përfundimit të ekzaminimeve mjekoligjore.

Ekziston edhe një tjetër pikëpyetje: përse burri ndodhej pikërisht në parkingun e Vision Club në atë orë të natës?

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të jetës së tij, lëvizjet dhe kontaktet që mund të ketë pasur përpara se të ndërronte jetë. Afërsia me lokalin e natës është një prej elementeve të kontekstit, por deri më tani nuk ka lidhje të konfirmuara mes aktivitetit të klubit dhe asaj që ka ndodhur.

Të Ngjashme