Lajme

Mehmeti: Shqiptari mund ta rrahë shqiptarin, por jo maqedonasin

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka suspenduar së fundmi gjashtë policë, pas dyshimeve për përdorim të tepruar të forcës fizike dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj dy të rinjve shqiptarë gjatë ushtrimit të autorizimeve policore, më 7 tetor 2026.

Sipas pretendimeve të dy të rinjve shqiptarë, policët kishin përdorur forcë të tepruar edhe pasi ata ishin vënë nën kontroll dhe i kishin duart e lidhura.

Rrethanat e ndërhyrjes, pretendimet për dhunë dhe përgjegjësia eventuale e zyrtarëve të përfshirë pritet të sqarohen përmes hetimeve.

Këtë ngjarje e ka komentuar edhe publicisti shqiptar Kim Mehmeti, në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

“Vetëm shqiptari mund ta rrahë shqiptarin. Shqiptari kurrë nuk mund ta rrahë maqedonasin. Për atë përgjigjet, e për shqiptarin jo. Nëse një shqiptar e rrah një shqiptar, ai vlerësohet nga Policia e Maqedonisë. Në Maqedoninë e Veriut nuk ka shqiptarë në pushtet”, theksoi Mehmeti.

Të Ngjashme