Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet krimineli tjetër që sulmoi gazetarët në veri

 
   

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është arrestuar sulmuesi i gazetarëve në veri, Dalibor Spasic.

Ai ka thënë se në Kosovë, aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja.

Postimi në Facebook:

Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic.

Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste.