Një 53-vjeçar është arrestuar në Belsh të Shqipërisë, pasi që transportonte me furgon pasagjerë, mes tyre nxënës shkolle, ndërsa ishte në gjendje të dehur.
Sipas forcave të rendit në shtetin shqiptar, bazuar në një informacion të siguruar se një shtetas drejtonte furgonin në gjendje të dehur, kanë ndërhyrë menjëherë.
“Në aksin Belsh–Gjolene u konstatua furgoni tip “Benz Sprinter”, me drejtues shtetasin S. Gj., 53 vjeç, i cili transportonte pasagjerë, mes tyre nxënës shkolle. Pas kryerjes së testit të alkoolit me aparat matës, drejtuesi i furgonit rezultoi në masën 0.68 mg/l dhe 0.67 mg/l.”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, sipas njoftimit, shërbimet e Policisë morën masa për transportimin e sigurt të nxënësve dhe pasagjerëve me një mjet tjetër.
