Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë për keqperdorim të kartelave bankare

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që dyshohet se ka keqperdorur kartela bankare.

Personi i dyshuar është arrestuar në momentin e pranimit të mallit, i cili dyshohet se është blerë me kartelë të huaj, e cila është përdorur në mënyrë të paautorizuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është ndaluar në momentin e pranimit të mallit i cili dyshohet se është blerë me kartelë bankare të huaj, duke u përdorur në mënyrë të paautorizuar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij si prova materiale janë sekuestruar: një telefon , një llap-top, dy fletë porosi dhe dy kuponë fiskal. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.