Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet personi që dyshohet se rrahu Aliun në Mitrovicë

Është arrestuar personi që ka rrahur Aliun nga komuniteti rom në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Ky rast është përcjellur me reagime të shumta, duke theksuar faktin se Aliu, 29-vjeçar është me aftësi të kufizuara.

Ai njihet në Mitrovicë dhe ndihmohet nga qytetarët shkaku i kushteve të rënda.