Lajme

“Ashtu siç e njohim Bekën” – Demolli me urim të fuqishëm për Sejdiun

Ish-deputeti i LDK-së, Haki Demolli, ka uruar profesorin e Fakultetit Juridik, Bekim Sejdiu, për kandidaturën për President të Kosovës.

Demolli e ka vlerësuar Sejdiun si koleg të nderuar dhe i ka uruar sukses në këtë sfidë, duke shprehur shpresën për besimin dhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit.

Ai ka theksuar se pret që Sejdiu ta udhëheqë vendin me dinjitet, urtësi, integritet dhe përkushtim.

Postimi i Demollit:

Urime të përzemërta, profesorit dhe kolegut tim të nderuar, Bekim Sejdiu, për kandidaturën për President të Republikës së Kosovës!

Si profesor i Fakultetit Juridik, më gëzon tej mase fakti që një nga kolegët tanë të rinj po merr përsipër një sfidë kaq të rëndësishme dhe një përgjegjësi kaq të lartë shtetërore.

Gjatë viteve të punës sonë akademike kemi pasur rastin të ndajmë jo vetëm përvojat dhe njohuritë juridike, por edhe përkushtimin ndaj arsimit universitar dhe të ardhmes së shtetit tonë.

Nga zemra i uroj Profesor Bekimit suksese në këtë rrugëtim dhe, para së gjithash, i uroj besimin dhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore.

Njëherësh i uroj që ta udhëheqë Republikën e Kosovës me dinjitet, urtësi, integritet dhe përkushtim (ashtu siç e njohim ne Bekën), duke i shërbyer interesit të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Suksese, profesor Bekim, në këtë sfidë të re dhe të rëndësishme! Të priftë e mbara!

Me respekt e konsideratë kolegiale, Haki Demolli!

Të Ngjashme