Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, ka bërë të ditur se gjatë një vizite në terren është përcjellë nga afër ecuria e punimeve për stabilizimin dhe sanimin e skarpateve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”.
Sipas Morinës, ndonëse punimet po zhvillohen në përputhje me planin dinamik, gjatë inspektimit janë evidentuar mangësi në realizimin e tyre, në raport me projektin teknik dhe standardet e ndërtimit.
Ai ka kërkuar nga të gjithë akterët e përfshirë në projekt që të shtojnë angazhimin dhe mbikëqyrjen profesionale, si dhe të adresojnë mangësitë e konstatuara, në mënyrë që punimet të realizohen në përputhje të plotë me projektin dhe kërkesat teknike të cilësisë.
Postim i plotë:
Vizitë në terren për përcjelljen e ecurisë së punimeve në skarpata në autostradën “Ibrahim Rugova”
Gjatë vizitës në terren, u shqyrtua ecuria e punimeve për stabilizimin dhe sanimin e skarpateve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”.
Ndonëse punimet janë duke u zhvilluar në përputhje me planin dinamik, gjatë inspektimit u evidentuan mangësi në realizimin e tyre sipas projektit teknik dhe rregullave e standardeve të ndërtimit.
U kërkua nga të gjithë akterët e përfshirë në projekt që të shtojnë angazhimin dhe mbikëqyrjen profesionale, të adresojnë mangësitë e evidentuara dhe të sigurojnë që punimet të realizohen në përputhje të plotë me projektin, standardet teknike dhe kërkesat e cilësisë.
Përparimi në realizimin e punimeve duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me cilësi, siguri dhe zbatim të përpiktë të projektit. Qëllimi ynë është që ndërhyrjet në skarpata të ofrojnë stabilitet afatgjatë dhe siguri për shfrytëzuesit e autostradës.
