Një zbulim i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e komunitetit shkencor. Astronomët kanë identifikuar për herë të parë në historinë e vëzhgimeve një asteroid me tre lobe, ose siç po quhet ndryshe, “asteroidi me tre koka”, një objekt që nuk ngjan me asnjë tjetër të njohur deri më sot në Sistemin Diellor.
Asteroidi, i njohur si (44) Nysa, ndodhet në brezin kryesor të asteroidëve mes Marsit dhe Jupiterit. Ai ishte zbuluar që në vitin 1857, por teknologjia e kohës nuk lejonte të dallohej forma e tij e vërtetë. Vetëm tani, falë vëzhgimeve me Very Large Telescope në Kili dhe Large Binocular Telescope në Arizona, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë strukturën e tij të pazakontë.
NEWS Ngjarje e rëndë në vend, babai i dy fëmijëve gjendet i vrarë në banesë, ja çfarë dyshohet (EMRI)Pamjet tregojnë se Nysa ka një gjerësi rreth 75 kilometra dhe përbëhet nga tre masa të lidhura me dy “qafa” të ngushta, duke krijuar një formë që nuk është vërejtur më parë te asnjë asteroid tjetër.
Për këtë arsye, studiuesit besojnë se ai mund të jetë një “contact trinary”, pra tre trupa qiellorë që janë bashkuar me kalimin e miliarda viteve, ose një trup i vetëm me një formë jashtëzakonisht të çrregullt.
Si të mos mjaftonte kjo, astronomët zbuluan se rreth asteroidit rrotullohet edhe një hënë e vogël, me diametër rreth 1 kilometër, e cila ndodhet afërsisht 170 kilometra larg tij. Ky satelit natyror nuk ishte identifikuar kurrë më parë.
Sipas studiuesve, zbulimi mund të ndihmojë në kuptimin e mënyrës se si janë formuar asteroidët dhe planetët e brendshëm të Sistemit Diellor, përfshirë edhe Tokën. Përbërja minerale e Nysës mendohet të ruajë materiale shumë të lashta, që datojnë që nga fazat e para të krijimit të Sistemit Diellor, rreth 4.5 miliardë vjet më parë.
NEWS Kërkimet për Eglantin Koçin dhe autorin, shtohen kontrollet në periferi të TiranësKy është një nga zbulimet më të pazakonta astronomike të vitit, pasi për herë të parë shkencëtarët po përballen me një objekt që sfidon modelet ekzistuese mbi formimin dhe evolucionin e asteroidëve.

