Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Astrologu zbulon shenjën e Horoskopit më me fat për muajin qershor dhe atë më të pafavorizuarën

Sapo ka hyrë muaji i parë i verës dhe me temperaturat e larta vijnë dhe lajme pozitive. Astrologu Hysgen Dauti ka zbuluar se të reja do të ketë dhe në fushën e astrologjisë.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se shenja më me fat për muajin qershor është Gaforrja, pasi do të ketë sukses në shumë drejtime. Ndërsa ajo më me pak fat është Akrepi, pasi nuk do të jetë shumë i favorizuar.

“Shenja më me fat e muajit qershor është Gaforrja, për arsye se kanë ndodhur disa pozicionime shumë të mira nëpërmjet pozicionimeve të mira të Demit ka përfituar dhe Gaforrja. Mirëpo, duke qene se vjen dhe sezoni i Gaforres është një energji shumë më e mirë, mundësi e mirë teknologjike, mundësi e mirë punësh online, dmth është një periudhë promovimimi.

Shenja më me pak me fat për këtë muaj është Akrepi. Nuk është periudha e tyre, le të themi. Është një periudhë shumë e mirë për disa aspekte, por jo ajo e energjisë më të lartë të Akrepit”, tha astrologu./abcnews.al