Lajme

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para të gatshme.

Në njoftimin e ATK-së, thuhet se këto pagesa duhet të bëhen vetëm përmes llogarisë bankare ose formave elektronike të pagesës.

“Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para gatshme dhe duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës. Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat.

Mos paguani cash mbi limitin e lejuar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Të Ngjashme