Lajme

Ambasadori jep alarmin për Kosovën: Qeveria e re serbe mund të jetë edhe më e keqe se ajo e Vuçiqit!

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka ngritur shqetësime lidhur me drejtimin që mund të marrë politika e Serbisë ndaj Kosovës në të ardhmen.

Përmes një deklarate të shkurtër, ai ka paralajmëruar se qeveria e re serbe mund të jetë edhe më e keqe në raport me Kosovën sesa ajo paraprake.

“Qeveria e re e Serbisë në lidhje me Kosovën mund të jetë edhe më e keqe se ajo e mëparshmja”, shkruan Bosch.

Ky vlerësim vjen në një periudhë të ndjeshme për zhvillimet politike në Serbi, ku ndryshimet në skenën politike kanë nxitur diskutime për të ardhmen e marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas paralajmërimit të Boschit, ndërrimi i qeverisë nuk duhet të merret automatikisht si shenjë e një qasjeje më konstruktive ndaj Prishtinës.

Çështje kyçe mbetet nëse udhëheqja e ardhshme serbe do të jetë e gatshme të ndryshojë politikën ndaj Kosovës dhe të angazhohet në mënyrë më serioze në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Të Ngjashme