Lajme

Tahiri reagon për Jakup Krasniqin: Na dhemb shpirti për historinë tonë, Baca Jakup na mërziti shumë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me trajtimin e Jakup Krasniqit, duke shprehur dhimbjen për atë që po përjeton ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka vlerësuar kontributin e Krasniqit në çështjen kombëtare, luftën çlirimtare dhe procesin e pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se është e dhimbshme që një njeri, i cili ia kushtoi gjithë jetën vendit, të trajtohet në një mënyrë që, sipas tij, mund t’i kënaqë vetëm armiqtë e Kosovës.

Deputeti i AAK-së e ka cilësuar Krasniqin si një emër të lartësuar në historinë e vendit, duke rikujtuar se ai që në rini ia kushtoi dijen, intelektin, energjinë dhe gjithë qenien e tij çështjes kombëtare.

Tahiri ka shprehur edhe emocionet e tij për situatën me të cilën po përballet Krasniqi, duke theksuar se kjo prek jo vetëm atë personalisht, por edhe kujtesën historike të Kosovës.

“Sot na dhemb shpirti për historinë tonë e sot Baca Jakup na mërziti shumë!”, ka shkruar Tahiri.

Të Ngjashme