Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Babai e nxorri nga Big Brother, Heidi rikthehet: Më manipuloi

Heidi është rikthyer në “Grande Fratello”. Pas takimit me të atin shqiptar, i cili i kërkoi të dilte nga shtëpia e famshme, Heidi është rikthyer dhe ka akuzuar Massimilianon se e ka manipuluar.

”Nuk më pëlqen sepse ai nuk e kuptoi ‘Jo’ që i thashë. Ky individ është një person shumë i hutuar, më herët foli për terror ndaj babait tim, tani ka thënë që e dua. I mungojnë shumë copa. E kuptova sa shumë më manipuloi. Tani kam shumë inat por jo ndaj dikujt por ndaj vetes. Ka vënë vazhdimisht vajzën e tij përballë meje duke më thënë se kam një vajzë dhe po mundohesha ta mbroja. Nëna ime përjetoi keq situata që nuk ishin normale”, tha ajo.