Ish-deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale duke kritikuar ish-presidentes Vjosa Osmani lidhur me përdorimin e figurës së Ibrahim Rugovës në fushatë.
Bahtiri ka thënë se Osmani nuk duhet ta shfrytëzojë Presidentin historik për qëllime politike, duke shtuar se në vend të Rugovës, ajo “duhet të vendosë fotografi të takimeve me Grenellin dhe Gjuriqin”, të cilat sipas tij lidhen me interesa të tjera politike
Ai e ka mbyllur reagimin duke e akuzuar Osmanin se po përfaqëson interesa të këtyre rretheve politike.
Postimi i Bahtirit:
Sinqerisht, nuk do të doja të postoja kurrë këtë, por deri këtu e keni sjellë punen!
Vjosa Osmani,
Fushaten e ke filluar me fotografinë e Rugovës mbrapa! Mos e shfrytëzo Presidentin Historik për fushata, sepse ai nuk e ka merituar këtë.
Herën tjetër kur t’iu drejtohesh qytetarëve, vendose prapa këtë fotografi, me Grenellin e Gjuriçin (takimin të cilin ta ka mundësuar Baton Haxhiu), sepse aktualisht, interesat e këtyre je duke i përfaqësuar.
AB
