Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike në fshatrat e Hasit, duke kritikuar qeverinë për trajtimin e banorëve të kësaj ane.
Ajo ka thënë se qytetarët po përballen me ndërprerje të rrymës deri në 24 orë, ndonëse Kosova importon energji elektrike, duke e cilësuar këtë situatë si diskriminim të dyfishtë, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë
STOP diskriminimit të dyfishtë!
Në kohën kur Kosova importon energji elektrike, banorët e fshatrave të Hasit po përballen me ndërprerje të rrymës deri në 24 orë.
Këta qytetarë po diskriminohen dyfish:
Njëherë, duke i lënë pa energji elektrike, e pastaj duke ua ngarkuar përmes tarifave edhe koston e importit të energjisë që e shpenzojmë ne që s’kemi reduktime.
Kurti pat deklaru se ”në Kosovë jetohet më mirë si qytetar i Republikës sesa si banor i komunës”, por ai e di mirë se banorët e Hasit po kalojnë 24 orë pa rrymë pikërisht se janë qytetarë të Republikës që ai e udhëheqë që gjashtë vjet.
Pra, ta dimë ku jemi: furnizimi me energji është përgjegjësi e nivelit qendror dhe e operatorëve në këtë sektor jo e komunave.
